E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare, këngëtari Andy Williams

SHBA- Këngëtari amerikan mjaft popullor Andy Williams, vdiq të martën në moshën 84 vjeçare, pas një lufte njëvjeçare kundër kancerit të fshikëzës.

Williams lindi në Iowa dhe filloi të kënduarit me vëllezërit e tij në koret e kishave dhe radio lokale para se të përfshihej në filmat e Hollivudit dhe klubet e natës.

Williams filloi të këndojë solo në fund të vitit 1940 duke tërhequr vëmendjen e studiove të regjistrimit të Nju Jorkut. Gjatë karrierës së tij 75-vjeçare, Williams fitoi 18 disqe ari dhe 3 çmime Emmy.

Andy Williams u bë i pranishëm me zërin e tij në çdo familje amerikane në vitin 1960 me këngën e tij "Moon River"

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›