E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare nëna e fëmijëve jetim, Evanthi Ciko

TIRANË- Evanthi Ciko, nëna e dhembshur e jetimëve shqiptar, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 93 vjeçare. Evanthi Ciko njihet njëkohësisht dhe si nje nga spikeret e para te Radio Tiranes.

Në 93 vitet e jetës së saj ajo do të kujtohet si një personalitet jo vetëm në Radio Tirana, por edhe ne fushen e arsimit, ku është nderuar me titullin “Mësuese e Merituar”, apo si ish drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë “Zyber Hallulli”.

Kujtimet e saj, Evanthi Ciko, i ka përmbledhur dhe në një libër të botuar në vitin 2010 me titull “E bekuara mësuesi”.

Në nderim të saj do të zhvillohen homazhet nga ora 11.00 – 12.00 pranë Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›