Shuhet ne moshen 93 vjecare Evanthi Ciko
Është shuar nje nga spikeret e para te Radio Tiranes, Evanthi Ciko. Në moshën 93-vjeçare, ajo do te kujtohet si nje personalitet jo vetem ne spikerim por edhe ne fushen e arsimit, e nderuar me titullin “Mësuese e Merituar” apo si ish drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë “Zyber Hallulli”. Ne nderim te saj do te zhvillohen homazhet nga ora 11.00 – 12.00 pranë Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë. Të qënit brenda një familjeje intelektuale dhe me tradita, duket se ky fakt kishte ndikuar ndjeshëm në karakterin dhe personalitetin që e bënin të kompletuar dhe tepër te dashur portretin e kësaj edukatoreje të talentuar dhe të palodhur.