Përleshje në Kretë, vritet turisti britanik 20 vjeçar
Një turist britanik 20 vjeçar ka vdekur pas një përleshjeje të ashpër mes 30-35 personave në ishullin e Kretës në Greqi, rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në Iraklio të Kretës, kur një grup të rinjsh pas argëtimit deri në mëngjes në bare, për arsye ende të panjohura, janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një 20 vjeçar britanik ka vdekur nga goditjet me thikë ose me copa shishesh të thyera.
Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por i riu dha frymën e fundit gjatë rrugës për në spital.
Sipas të dhënave të para nga dëshmitarët okularë, njerëzit e përfshirë në përleshje janë gjithashtu britanikë.
Policia ka bërë disa arrestime dhe shpreson se së shpejti do të arrijë tek vrasësi.