E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta prof.dr. Fabiola Ndoni

U nda nga jeta sot ne moshen 59-vjecare profesor doktor Fabiola Ndoni.

Profesoresha Ndoni eshte nje nga figurat akademike te mjekesise shqiptare qe me punen e saj me shume se 35-vjecare, me shume energji dhe pasion kontribuoi ne zhvillimin e Dermatologjise dhe Venerologjise.

Anetare e Akademise Europiane te Dermatologjise si dhe autore e nje sere punimesh shkencore e klinike, ajo do te kujtohet me respekt nga bashkepunetoret, studentet, por dhe pacientet e saj.

Profesoresha Ndoni u nderua sot me homazhe ne ambjentet e Fakultetit te Mjekesise nga familjare, miq, kolege, bashkepunetore, figura akademike ne vend dhe drejtues te Ministrise se Shendetesise me ne krye ministren Anila Godo.

Ata ju bashkuan dhimbjes se familjareve per humbjen e parakohshme te nje mjekeje energjike, nje nene te dashur dhe nje bashkeshorteje te devotshme e cila si qellim kryesor te saj kishte ngritjen e dermatologjise shqiptare ne nivele bashkekohore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›