E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta prokurori i njohur Xhevat Hana

 Së fundi, ai po hetonte rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha.

Mësohet se ai ishte dërguar disa ditë më parë në një spital në Itali, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të jetojë. 58-vjeçari Hana, është përfolur jo pak në media për shkak të rolit të tij në hetimin e aferave korruptive.

Ai ka pasur një karrierë të gjatë në drejtësi dhe për disa kohë ka qenë edhe këshilltar i presidentit, Alfred Moisiu. Gjithashtu, ai ka hetuar shpërdorimin e fondeve për Rrugën Durrës-Kukës, rrethrrotullimin e Zogut të Zi, bandës së Zani Çaushit në Vlorë, etj. /Start/

                                                                                             2012-01-06 08:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›