Ekstradohet drejt SHBA-ve i shumëkërkuari Hektor Kelmendi

Interpol Tirana bëri me dije se ekstradimi është kryer rreth orës 04:30 minuta. Shtetasi Hektor Kelmendi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Uashington, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për kryerjen e krimeve shumë të rënda si organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.
Gjykata e Rajonit Lindor të Nju Jorkut më datë 19 maj 2010 ka lëshuar Urdhrin e arrestit për këtë shtetas, për këto vepra penale mbështetur në Kodin Penal Amerikan: “Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin amerikan me pasojë vdekje” një herë, “Nxitjen ndaj një të huaji për të hyrë në territorin amerikan duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe vënien në rrezik të jetës”, 3 herë, “Kontrabandë të huajsh”, 13 herë, “Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin amerikan”, 10 herë, “Konspiracion për të sjellë të huaj në territorin amerikan”, një herë.
Hektor Kelmendi, alias Deme NIKQI, 53-vjeç, lindur në Pejë, Kosovë, i pajisur me pasaportë serbe, u arrestuar më 4 tetor të vitit të shkuar në pikën e kalimit kufitar të Morinit. /S.Ll/Start/
2012-01-06 09:47