E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët shqiptarë sulmojnë faqen e muzeut grek

“Shikoni sa i bukur është flamuri shqiptar”, shkruhet në anglisht, ndërsa përbri tekstit është flamuri ynë kombëtar. Më poshtë vijon (në shqip): “Jemi një komb, kemi një gjak, ne jemi bijt’ e Shqipes!”

Pastaj mesazhi vijon në anglisht: “Është misioni im të sulmoj uebsajtin grek! Unë kurrë nuk do ndalem derisa ju të digjni flamurin tuaj dhe të puthni flamurin shqiptar! Jam nga Shqipëria e Madhe. U frikësuat?!”

Hakerët përmendin edhe muzikën në sfond, një këngë me motive të forta patriotike shqiptare: “Më falni se harrova t’ju pyes, a ju pëlqeu kënga? Mund ta dëgjoni sa herë të doni”.

Mesazhi përfundon me “Greqia, dështakja e madhe!”.

/Start/E. Bylykbashi/

                                                                                             2012-01-05 17:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›