E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, në marinë puthja lesbike thyen tabunë

Fotografia e parë në të cilën bëhet publike, thyen kështu një tabu, sidomos kur dy femra arrijnë të shkëmbejnë me njëra-tjetrën një puthje.

Kur një marins amerikan hyn në bazë pas një misioni të gjatë, tradita e kërkon që një nga marinsat në bord të zgjidhet për të zbritur i pari në tokë dhe të puth partnerin. Marissa Gaeta, nënoficere marine është zgjedhur e para për të bërë puthjen.

Ajo është pritur në skelë në Virxhinia nga partnerja e saj Citlalic Snell, oficiere e marinës sikundër ajo, me të cilën jeton prej mëse dy vitesh.

Puthja e cilësuar historike, u bë e mundur vetëm pasi presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar: Mos pyet, mos thuaj, parim ky që i lejon të bëhen pjesë e ushtrisë, vetëm duke mos deklaruar homoseksualitetin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›