E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta ylli i xhazit, Lena Horne

Autori i Lajmit: Redaksia

Nju-Jork – Këngëtarja e muzikës xhaz dhe aktorja amerikane, Lena Horne, ka ndërruar jetë në Nju-Jork në moshën 92-vjeçare. E njohur për zërin e rrallë, Horne njihet për betejën e saj kundër racizmit, duke u bërë kështu sekssimboli i parë amerikan me ngjyrë. Në vitin 1943 ajo luajti rolin e Selina Rogers në filmin mjuzikëll, “Stormy Weather”, titulli i së cilës bëhet hit nën dirigjimin e saj. Karriera e Hornes numëron më shumë se 60 vjet. Më vonë ajo u është bashkuar grupeve të aktivistëve dhe atyre që luftojnë për të drejtat civile në SHBA. Në vitin 1940 ajo bëhet këngëtarja e parë e zezë që këndon me një grup të bardhë dhe firmos një kontratë me Hollivudin. Kur është pyetur për suksesin e saj, Horne është përgjigjur: “Ishte një ndjenjë unike, sepse nuk e dija se si do ta prisnin njerëzit. Ishte realizimi i një ëndrre.. Më 1981, emisioni “The Lady and her Music”, i organizuar për nder të Lenës fitoi disa çmime. Ai bazohet në jetën e saj dhe karrierën e aktores, e cila ishte ndarë mes Broduejit dhe Londrës. Suksesi i saj bëri që Lena të fitojë çmimin “Tony”, më vonë mori edhe dy çmime “Grammy”. Kur aktorja Halle Berry u bë aktorja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin e aktores më të mirë “Oskar” në vitin 2002, ajo citoi Lene Hornen që, sipas saj, ishte bërë pionierja e parë “shoëbizzit”, në Shtetet e Bashkuara. Horne i mbylli sytë në spitalin presbiterian të Nju-Jorkut, - sipas zëdhënëses Gloria Shin. Ajo nuk pranoi të jepte detaje të tjera. “Unë isha unike, pasi kisha një lloj ngjyre të zezë, të cilët të bardhët mund ta pranonin”, - tha ajo shumë vite pas suksesit. “Isha ëndrra e tyre me sy hapur. Unë kam qenë gjithnjë duke luftuar sistemin për të qëndruar me njerëzit e mi. Në fund të fundit, unë nuk do të punoja për njerëz që na përjashtonin... ishte një luftë e mallkuar kudo që ndodhesha, në çdo vend që punoja”, - tha Lena në librin e Brian Lanker "Unë ëndërroj një botë: Portrete të Grave të Zeza, të cilat ndryshuan Amerikën”. E përjashtuar nga shkolla në moshën 16-vjeçare për të mbështetur nënën e saj të sëmurë, Horne iu bashkua grupit të korit në Cotton Club, ku performuesit ishin të zinj, ndërsa klientela e bardhë. Ajo e braktisi klubin në vitin 1935 dhe iu bashkua orkestrës së bardhë të Charlie Barnet pesë vjet më vonë. Babai, djali dhe bashkëshorti Haiton, të gjithë vdiqën në vitet 1970-71. Kjo ishte periudha më e rëndë psikologjike në jetën e këngëtares. Për shumë kohë ajo refuzoi të performonte dhe takonte asnjë përveç miqve më të ngushtë. Njëri prej tyre, komediani Alan King, punoi për muaj të tërë për ta risjellë yllin e xhazit në skenë, dhe ia arriti, duke surprizuar dhe vetë këngëtaren. “Pashë jashtë dhe pashë një familje me vëllezër dhe motra. U desh një kohë shumë e gjatë para se të ndodhte, por kur ndodhi me të vërtetë, unë nisa të jetoja me të vërtetë. Unë nuk do ta shisja jetën për asgjë, sepse të isha e zezë më bëri të kuptoja”.

Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›