E Diel, 1 Nëntor 2026

Terence Hillit i vjedhin portofolin: “Më ktheni foton e djalit”

Autori i Lajmit: Redaksia

Romë – Ishte duke shkuar tek miku i tij Ermanno Olmi, ndërkohë që sa kishte marrë çmimin “Davidi i Donatellos”, së bashku me mikun e tij koleg Bad Spenser. As që e kishte imagjinuar kurrë se atë ditë do ta kujtonte për një motiv tjetër. Terence Hill ose Mario Giroti është i dëshpëruar. Dy ditë më parë e vodhën në rrugën “Condotti” në Romë. “Më morën portofolin,- tregon ai për gazetën “Messaggero”. - Nuk më ka ndodhur kurrë më parë diçka e tillë dhe nuk e ndjeva fare, është e pabesueshme. Nuk arrija ta shpjegoj se si mund ta kenë bërë”. Megjithatë, ajo çka e trishton aktorin komik të filmave “uestern” nuk është vjedhja e portofolit, por fakti se brenda tij ndodhej diçka më e çmuar se paratë. “Kisha një fotografi të cilën nuk mund ta humbisja dhe disa letra. Nuk shqetësohem për paratë, por për ato kujtime që për mua kanë një vlerë të paçmueshme”. Dhe menjëherë i vjen në mendje djali i tij i tij që nuk jeton më, pas një aksidenti rrugor në vitin 1990. Quhej Ross dhe ishte djali i tij i adoptuar. Së bashku kishin luajtur dhe tek “Don Camillo” (1983), “Renegade” - Un osso troppo duro” (1987). Ishin shumë të lidhur. Më 15 janar 1990, djaloshi, që sapo kishte mbushur 17 vjeç, pësoi një aksident rrugor në Stockbridge (Massachusetts) së bashku me një mikun e tij. Vdekja e Rossit shkaktoi tek Terence Hill një krizë të thellë depresive, nga e cila ai doli vetëm në fund të viteve 90, pas nisjes së xhirimeve të filmit «Don Matteo». Ato foto dhe letra që ruheshin në portofolin e Hillit kishin lidhje me djalin e tij që nuk jetonte më. Prandaj ai ka dhe një apel për hajdutët: “Paratë nuk më interesojnë, por të paktën më jepni kujtimet e Rossit”, - përfundon Terence.

Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›