Premtimi i Tabarez: Doluftojmë deri në vdekje
JOHANESBURG- Trajneri i Uruguajit Oskar Uashington Tabarez ka paralajmëruar Gjermaninë se skuadra e tij “do të luftojë deri në vdekje” në finalen e së shtunës për vendin e tretë, që do të zhvillohet në Port Elizabet. Pasi humbën shansin për finalen e madhe, përplasja e sotme mes këtyre dy skuadrave duket si një miqësore për lavdi.
“Po, vendi i katërt nuk është i njëjtë me të tjerët, - u shpreh trajneri Tabarez. – Do të zbresim në fushë me të njëjtin entuziazëm si gjithnjë. Jemi përgatitur për të luftuar deri në vdekje”, shtoi ai. Uruguaji u mund 3-2 nga Holanda në gjysmëfinale, ndërsa Gjermania u nxorr jashtë nga Spanja pas humbjes 0-1. E megjithatë, asnjë nga skuadrat nuk pranon të dorëzohet në prag të takimit të sotëm. “Për ne, Kupa e Botës mund të konsiderohet gjithçka përveçse e mbyllur, - tha menaxheri i kombëtares gjermane Oliver Bierhof. – Do të jemi 100 % të përqendruar në këtë ndeshje dhe duam të luajmë me të njëjtën freski si në takimet e mëparshme”.
Tabarez shton: “Për momentin Uruguaji dhe Gjermania e kanë siguruar vendin e katërt, por ne duam të zëmë vendin e tretë. E di që Gjermania do të jetë shumë e vështirë, kështu që duhet të luftojmë shumë për të fituar”. Për Uruguajin është në dyshim sulmuesi Diego Forlan, autor i 4 golave në këtë Botëror. Ai pësoi një dëmtim në gjysmëfinalen ndaj Holandës, por gjithsesi, i gatshëm është Luis Suaraez.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)