"Ndaj Bollanos te veproje ligji"
TIRANE - Levizja Socialiste per Integrimi, kerkon qe ligji te veproje menjehere ndaj veprimeve te kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano per ceshtjen e pronave. Kritik ndaj tij, deputetin Pellumb Xhufi tha dje se ligji duhet te beje detyren edhe per Bollanon. "Ajo qe nuk me tingelloi mire, jane pikerisht thirrjet pavaresisht gjuhes ne te cilen ato u bene, per te gjetur nje zgjidhje per Himaren te ndryshme nga cdo vend tjeter ne Shqiperi. Me duket krejt e paligjshme", u shpreh Xhufi. Sipas tij, Bollano ka shkelur cdo mase, Kushtetuten dhe ligjet e vendit, madje eshte dhe ne ndjekje penale. Per kete arsye edhe njehere, Xhufi beri thirrje qe ndaj tij te veproje ligji, sic vepron ne te gjithe Shqiperine. "Nuk mund te zgjidhet ceshtja e pronave fshatce, sic u tha pra me komisione vendore te ngritura nga zoti Bollano edhe ne driten e fakteve te reja qe kane dale per implikimin e tij ne trafikun e trojeve dhe tokave ne Himare", vijoi Xhufi. Sipas tij, himarjotet nuk jane ne gjendje te bejne veprime ne tokat e tyre, me trojet qe ata zoterojne, te ndertojne, te shesin, te blejne, sepse eshte bllokuar nje gje e tille dhe me nje synim fare te qarte pikerisht nga Bollano, i cili do ta mbaje peng Himaren. "Ai do qe ta mbaje Himaren nje ishull te izoluar nga pjesa tjeter e Shqiperise dhe nje gje te tille ai e ka bere te qarte dhe ne deklaratat e tij te herepashershme, ku pretendon qe Himara, duhet te kete nje status te vecante, madje jep dhe identitete te ndryshme qe nuk kane te bejne me realitetin e vendit", kritikoi deputeti i LSI-se. Xhufi hodhi dyshime qe Bollano te kete organizuar manifestimin e tij ne mbrojtje te interesave te pronareve apo qytetareve. Perkundrazi, sipas tij Bollano nuk ka ngritur as ne mandatin e pare apo te dyte, por eshte i interesuar ai dhe qarqet, qe ceshtja e pronave ne Himare te ngelet e ngurtesuar, pra pronat e himarjoteve te mos quhen ne tregun normal te tokes si ne cdo vend tjeter te Shqiperise. "Per kete arsye Bollano as nuk ka kerkuar, perkundrazi ka penguar qe pronat e himarjoteve te hipotekohen nga ata, pra te kene titujt e pronesise", akuzoi ai. Xhufi foli dhe per zbatimin e ligjit 7501 "Per Token", ende ne fuqi. Sipas deputetit te LSI, ceshtja e pronave duhet te marre zgjidhje, per te evituar konfliktet e ruajtur paqen sociale. "Ndaj ka konflikte, jo vetem ne Himare por kudo ne Shqiperi, sepse ligji qofte edhe i keq nuk eshte zbatuar me drejtesi, por eshte nderhyre ne te me ate qellim qe thashe: per te mbrojtur interesat e grupeve apo te klaneve te vecanta", theksoi Xhufi. R.R