Reforma zgjedhore, LSI i shtrin doren PS per bashkepunim: Gati ne shtator
O.Xhilaga
TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim do te jete ne pritje te nje takimi me Partine Socialiste mbi reformen zgjedhore. Nje fakt i tille u be dje i ditur nga kryetari i grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi. "Oferta jone eshte gjithmone e hapur, shpresojme qe keto takime te realizohen me stinen e re, qe fillon ne shtator", theksoi Xhufi, duke shprehur hapur ne kete menyre se LSI vijon te shpresoje ne nje tryeze mes ketyre dy partive, e ku nga diskutimet te rezultojne propozime, te cilat do te mundesonin ne hartimin e nje reforme reale zgjedhore. Nderkohe, qe sipas Xhufit, ka qene kupola roze ajo qe ka refuzuar ne vijimesi ftesen e LSI per nje tryeze teknike, edhe pse nuk mohoi qe takime informate te jene zhvilluar mes tij dhe kryetares se grupit kuvendor socialist. "Ne shpresonim shume qe ky takim te behej, aq me shume kur parashikohej qe Kodi Zgjedhor te perfundonte brenda muajit korrik, te pakten keshtu kishin deklaruar perfaqesues, qofte te PD, qofte te PS per ta konkluduar kete ceshtje brenda mbylljes se sesionit parlamentar te veres. Pra, kjo gje nuk u arrit", vuri ne dukje Xhufi. Madje, duke sqaruar ne kete drejtim, Xhufi beri me dije se "ky takim natyrisht do te ndikonte edhe per te ndertuar nje ure bashkepunimi me Partine Socialiste, e cila ka ecur ne menyre te njeanshme gjate gjithe kesaj kohe per ceshtje te reformave, vecanerisht te reformes elektorale, ne beme nje kerkese zyrtare, nje oferte per t'u takuar dhe per te biseduar ne radhe te pare per ceshtjet e Kodit Zgjedhor, qe eshte edhe detyra me emergjente e politikes sot". Per kete arsye, nenkryetari i LSI-se vleresoi se "per fat te keq, me gjithe ngacmimet dhe takimet informale, qe ne kemi bere gjate muajit te kaluar, nuk u arrit qe te behej ky takim. Sigurisht, jo per fajin tone. Pervec dy-tre takimeve informale, qe kam pasur me kolegen time, zonjen Leskaj, ajo nuk u mandatua nga partia e saj per te bere nje diskutim zyrtar dhe formal per ceshtjet e shtruara. Keshtu qe, u shty edhe afati i realizimit te Kodit".
Refuzimi i fteses
Prej gati dy muaj, kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim mandatoi kreun e grupit parlamentar te kesaj partie, Pellumb Xhufi te zhvilloje takime me homologet e tij te gjitha forcave politike, kryesisht me PS, sa i takon reformes zgjedhore. Por, deri me tani nuk eshte zhvilluar asnje takim zyrtar mes Xhufit e Leskajt per te diskutuar mbi kete ceshtje. Edhe pse LSI vazhdon te prese qe ne sesionin e ri parlamentar te realizohet nje takim i tille, nga selia roze ende nuk ka ndonje sinjal pozitiv.