E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, partite e vogla do te debatojne per koalicionet

Funksionimi i koalicioneve ne zgjedhjet parlamentare 2009, do te jete nje nga pikat me te debatueshme te reformes zgjedhore e cila rinis ne shtator. Partite e vogla politike te rrezikuara nga perfaqesimi ne Kuvend vitin e ardhshem, do te ngrene zerin per perberjen e koalicioneve. Si do te formohen ato ne zgjedhje. E per kete arsye premtojne debate me rinisjen e diskutimeve per reformen zgjedhore. Nje prej anetareve te komisionit te posacem per reformen zgjedhore, Arian Madhi eshte shprehur per gazeten se ekzistenca e koalicioneve dhe funksionimi i tyre eshte nje ceshtje qe do te haje jo pak debate. Sipas tij eshte e nevojshme qe per forcat e vogla politike te percaktohet dalja ne koalicione qe me pak fjale eshte mbijetesa e tyre ne zgjedhjet e ardhshme. Problematike shihet menyra se si do te behet edhe ndarja e mandateve. Kjo pasi partite e vogla politike shqetesohen se mbijetesa e tyre ne parlament, mund te varet tek koalicionet me partite e medha. Ende nuk behet fjale per formula per kete pike te nxehte te Kodi te ri Zgjedhor. Ato do te percaktohen gjate diskutimeve ne komisionin e posacem zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›