E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Topalli, mallkim per Kuvendin, mbeshtesim mocionin e PS per shkarkim

Mocioni per shkarkimin kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli kerkon me domosdo bashkimin e votave mes LSI e PS. Gjate nje prononcimi per shtyp, kryetari i grupit kuvendor te LSI-se, Pellumb Xhufi u ndal pikerisht ne mundesine per te rimarre nje iniciative te tille. Sipas tij, eshte PS, ajo qe e ka ndermarre nje nisme te tille dhe qe LSI e ka mbeshtetur fuqishem. "E kemi mbeshtetur, pikerisht, pasi mendojme se zonja Topalli eshte kthyer tashme ne nje mallkim per vete Parlamentin, per politiken shqiptare ne pergjithesi, por edhe per vete imazhin e Shqiperise, qofte edhe per konfliktet qe ajo krijuar me partneret tane, pervecse me opoziten dhe me opinionin me gjere", u shpreh Xhufi lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe nga ana tjeter, Xhufi vuri ne dukje se "ne momentin qe Partia Socialiste, nuk mund ta ndermarre kete, apo ne qofte se Partia Socialiste na e beson neve kete nisme, normalisht qe mund ta marrim ne, natyrisht duke patur edhe garancine e mbeshtetjes se Partise Socialiste, sepse nje mocion eshte nje levizje politike, por edhe qe ka nje qellim. Qellimi eshte qe zonja Topalli te levizet nga vendi i saj dhe qe te levizet duhet nje shumice votash dhe per te arritur kete shumice votash, garancia e pare do te ishte edhe vota e deputeteve te Partise Socialiste". O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›