Bunjaku mund të rrijë në Nurnberg

Por, trajneri Dieter Hecking mendon se përfaqësuesi zviceran mund të mbetet në Nurnberg. “I kemi të hapura të gjitha opsionet, edhe pse ende nuk kemi vendosur asgjë për Albertin”, u shpreh trajneri gjerman për tabloidin Bild.
Ndërkohë, futbollisti gjilanas, i cili në sezonin 2009/10 kishte shënuar 12 gola, po mendon për mundësi të tjera. “Duhet t’u tregoj njerëzve se gjatë verës, eksperienca ime këtu mund të marrë fund, pasi që askush nuk më ka ftuar për kontratën e re. Për mua është e rëndësishme që kam zhvilluar disa ndeshje. Aktualisht kam tri oferta nga Bundesliga 1 dhe 2. Jam i sigurt se do ta gjej formën e dikurshme”, vazhdoi ai.
Ëndrra e tij për të luajtur sërish në Kombëtaren zvicerane, e cila udhëhiqet nga Ottmar Hitzfeld, është ende e gjallë. “Kur luan rregullisht, skuadra kombëtare, natyrisht, është objektivi im i dytë i madh”, përfundoi ‘Boom Boom Bunjaku’.