Ndaj duhen një palë dhëmbë të tjerë, akoma më të fortë
Është për të ardhur keq, që u desh ndërhyrja e Ambasadorit Amerikan para disa ditësh që politika të rikthehej tek përgjegjësitë e saj kriminale për Gërdecin.
Në momentin që kupton që të gjithë politikanët kanë tendencën të varrosin një krim të këtyre përmasave, vetëm e vetëm sepse fajtorët janë politikanë, atëherë lind nevoja që kriminelit dhe mbrojtesve të tij i duhen treguar dhëmbët. E kur dhëmbët e opozitës shkulen lehtë, duhen një palë dhëmbë të tjera më të forta. Dhëmbë amerikanësh!
Çfarë pune ka zonja Topalli me implikimin apo jo të ushtarakëve në çështjen e Gërdecit?! Pse ajo kërkon prova nga Prokuroria për këtë gjë?! Unë nuk e di nëse ushtarakët e lartë janë të veshur me imunitet dhe se qenka kompetencë e Parlamentit për t’ua hequr apo jo mandatin.
Prandaj, znj.Topalli, le të merret me të vetët, pra me deputetët, dhe të kryejë detyrën që i takon si ndërmjetëse midis Institucionit që drejton dhe deputetëve. Nëse kërkon të përdorë jetën e fëmijëve të Gërdecit për konjunkturat e ardhme politike, atëherë mund të jetë gjithçka, por vetëm politikane nuk meriton të jetë.