Shkodër, vret me thikë 22-vjeçarin se kaloi nga "rruga e tij"
Një zënkë për motive banale ka përfunduar me vdekjen e 22 vjeçarit, Nik Lesi nga fshati Bardhaj i Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 11 të natës pas përfundimit të ndeshjes së futbollit. “Prapë më dole përpara?!” mësohet të ketë thënë agresori Pëllumb Guri dhe ka goditur me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Nik Lesi. Ky i fundit është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës por goditja me thikë ka qenë fatale për të dhe sot në mëngjes ai ka ndërruar jetë në spital. Policia ka vënë në pranga autorin e krimit.