Përgjigje për qytetarin që pyeste për kartëmonedhat
Banka e Shqipërisë ka njoftuar tërheqjen nga qarkullimi gjatë muajit Prill-Maj 2008 të kartëmonedhave: prerje 100 lekë, (emetim i viteve 1993, ‘94 dhe ‘96, me portretin “Luftëtari Kombëtar”), të kartëmonedhave prerje 100 lekë, emetimi i vitit 1996, me portretin “Fan S.Noli” dhe kartëmonedhave me prerjen 200 lekë, emetimi i viteve 1992, ‘94 dhe ‘96, me portretin “Ismail Qemali”. Kartëmonedhat e mësipërme mund të përdoren deri në datën 31 dhjetor 2008. Pas kësaj date, ato nuk mund të pranohen më si mjet pagese. Nga data 1 Janar 2009, deri më 31 dhjetor 2010, kartëmonedhat me prerjet e përcaktuara më lart do të mblidhen dhe do të këmbehen me vlerën e plotë të tyre me kartëmonedha metalike të tjera me kurs ligjor.
*Autori është Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë. Letra është një përgjigje për letrën e lexuesit tonë Mark Biba, banor i Rrëshenit, botuar tre ditë më parë në këtë rubrikë. Falënderojmë z.Miho për informacionin dhe sensin e përgjegjësisë së detyrës.