Falja, Ministria e Drejtësisë bën gati 30 dosje të të burgosurve
TIRANE - Ministria e Drejtësisë po bën gati 30 dosjet e para për faljen e të dënuarve, të cilat mësohet se shumë shpejt do t'i dërgohen Presidentit të Republikës.
Nisjen e procesit e kanë konfirmuar edhe burime zyrtare të kësaj ministrie të cilat thanë dje për "Gazeta Shqiptare" se "tashmë Presidentit i janë çuar një sërë praktikash të cilat po analizohen me hollësi". Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka më tepër se 1500 kërkesa nga 4.000 të dënuar që janë gjithsej në burgje.
Por pavarësisht numrit të marrë të kërkesave, përfituesit janë tagër i kreut të shtetit, ku mesa duket vetëm 400 do të marrin faljen presidenciale. Mundësitë e përfitimit janë më të pakta, me ndryshimet që i janë bërë ligjit për faljen.
Në një intervistë për "GSH", ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi pak ditë më parë u shpreh "Besoj se gjatë këtyre ditëve, si para ashtu edhe pas Vitit të Ri, do të ketë dërgim tek Presidenti të praktikave si me propozim për refuzim të kësaj kërkese,- të cilat janë shumë, edhe me propozim për pranim të këtyre kërkesave".
(Lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)