E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola në stol ndaj Zaragozës

Pep Guardiola do të jetë në stolin e Barcelonës për ndeshjen ndaj Zaragozës që zhvillohet në Camp Nou sonte me fillim nga ora 20:00.

Guardiola është sëmure dhe ka dhimbje të mëdha në shpinë dhe pas trajtimit në spital, mjekët kanë dhënë dritën e gjelbërt që ai të jetë në pankinën Blaugrane për sfidën.

Pritet që pas ndeshjes trajneri i Barcelonës të vazhdojë trajtimin e tij për hernian në shpinë, ndërsa mendohet se nuk do ta rrezikojë ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit të martën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›