E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti harron Karlos Tevez, triumf 4-0 ndaj Blekbërn

ANGLI- Mançester Siti e ka çuar në arkiv çështjen “Karlos Tevez”, duke triumfuar 4-0 në transfertën e sotme ndaj Blekbërnit. Emri i argjentinasit ka qenë një temë dite në Premier Ligë, ndërsa Roberto Mançini është pritur me duartrokitje në stadium, ç’ka tregoi se të gjithë janë me të.

Po ashtu, tifozët kanë patur shumë pankarta që kërkonin largimin e Tevez, gjë që ndikoi dukshëm në atmosferën brenda skuadrës. Mançester Siti e nisi ndeshjen me 6 ndryshime në formacion, por pas një pjese të parë pa gola, Adam Xhonson zhbllokoi shifrat në fillimin e të dytës.

Më pas ishte Baloteli që dyfishoi rezultatin, para se Nasri të realizonte golin e tretë. Në fund ishte Saviç që firmosi fitoren 4-0 të “Citizens”. Ndërkohë, ka fituar edhe Mançester Junajtid, që gjithsesi ka vuajtur shumë ndaj Noruiçit. Në fund “Djajtë e Kuq” fituan 2-0, falë golave të Anderson e Uellbek dhe ruajtën kreun së bashku me Sitin. Sa i përket derbit mes Evertonit dhe Liverpulit, ai u shkoi të kuqve.

Në rezultat ndikoi shumë kartoni i kuq i marrë nga Xhek Roduell në minutën e 23-të, për një faull ndaj Suarez. Liverpuli dhe një penallti me Kajt në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishin Keroll e Suarez që realizuan dy herë.

ANGLI
Everton-Liverpul 0-2
Blekbërn-Man.Siti 0-4
Man.UTD-Noruiç 2-0
Sandërlend-ËBA 2-2
Ulves-Njukasëll 1-2
A.Vila-Uigan 2-0
Të dielën
Bolton-Çelsi
Fulham-QPR
Suonsi-Stouk
Totenhem-Arsenal
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›