Ndalet Barcelona, 0-0 me Valencian
Në fakt, vendasit ishin dominues gjatë gjithë takimit ndaj një Barcelone që meritonte humbjen në këtë ndeshje. Por Viktor Valdes ishte në ditën e tij më të mirë, duke e ruajtur rrjetën e tij të paprekur dhe duke i dhuruar ekipit një pikë të çmuar.
Për nga mënyra se si shkuar gjërat në këtë 90 minutësh, në deklaratën pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola u shpreh shumë i kënaqur për pikën e marrë dhe vuri në dukje të metat e skuadrës së tij në takimin e “Mestaja”-s.
Mata, Hernandez dhe Silva patën raste të mira për të ndëshkuar kampionët, por nuk u treguan të saktë para portës. Nga ana tjetër, Mesi, Pedro dhe Iniesta mund të kishin shënuar, por herë portieri e herë pasaktësia e tyre, bënë që rrjeta e vendasve të mbetej e paprekur.
Kështu, pas gjashtë fitoresh rresht, vjen ndalesa e parë për katalanasit, që gjithsesi gjenden të vetëm në krye të tabelës së klasifikimit me 19 pikë, një më shumë se Real Madridi, që mundi 4-2 Valadolidin.
Valencia 0 – 0 Barcelona
Valencia 4-2-3-1: Cezar; Migel, Dealbert, Navarro, Bruno; Albelda (Maduro 89’), Banega; P.Hernandez, Silva (Baraha 90’), Metju (Miku 71’); Mata. Trajner: Emeri
Barcelona 4-3-3: Valdes; D.Alvesh, Pike, Pujol, Abidal; Ksavi (Buske 79’), Ture, Keita; Pedro (Bojan 76’), Mesi, Iniesta. Trajner: P. Guardiola
Gjyqtar: P. Burul
Kartonë të verdhë: Migel, Navarro, Banega / D.Alvesh, Pike
Ndërkohë, ndalet edhe Sevilja. Pas rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit, skuadra e Manuel Himenezit u mund 1-0 nga Deportivo La Korunja në stadiumun “Riazor”. Rodrigez në minutën e 38-të shënoi golin tripikësh për vendasit.