E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalet Sassuolo, përfiton Verona

Dy prej këtyre ndeshjeve u transmetuan live dhe në Supersport. Skuadra kryesuese e Sasuolos, barazoi 1-1 në transfertë me Juve Stabian duke ruajtur gjithsesi diferencën me ndjekësit më të afërt.

Miqtë shënuan fillimisht me anë të Berardit, por Jidaji barazoi për vendasit në fund, duke mbajtur gjallë shpresat e këtij ekipi për të hyrë sezonin e ardhshëm në Serinë A. në sfidat e tjera spikat fitorja në transfertë e Veronës 2-1 ndaj Virtus Lancano duke u afruar me 10 pike diference Sasuolos.

Ndërkohë që Livorno barazoi 0-0 me Cezenën. Empoli gjithashtu fitoi 2-3 në transfertë me Modenën. Po të njëjtin rezultat regjistroi gjithashtu dhe breshia ndaj pro vercelit jashtë fushe. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›