Januzaj vazhdon të shkëlqejë me të rinjtë e Manchesterit

Adnan Januzaj ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e ekipit U-21 të Manchester Unitedit kundër West Bromwichit me rezultatin 2:0.
Januzaj shpreson se ekipi i të rinjve të Menjus do të kualifikohet në gjysmëfinale të garës së Premier League për ekipet U-21.
Ai për sajtin zyrtar të klubit, ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën për ta arritur këtë synim që ia ka vënë vetes. "Mendoj se pata paraqitje të mira. Jam i lumtur që asistova në një gol, por tash kemi synime tjera. Është me rëndësi të arrijmë deri në gjysmëfinale", ka deklaruar Januzaj, transmeton koha.
"Jam shumë i lumtur me këtë fitore dhe besoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet tjera". Januzaj 18-vjeçar në fillim të vitit 2011 u transferua te Manchester Unitedi nga ekipi i të rinjve të Anderlechtit. Gjatë javës së shkuar, fjalë të mira për Januzajn ka folur edhe trajneri i ekipit të parë të Manchesterit, sir Alex Ferguson. /Indeksonline/