Ndalin të reshurat në Shkodër

Por, ndërsa në lagjet e qytetit nuk vihet re përkeqësim i situatës, në shumë komuna, uji ka zënë “vend” tashmë duke bërë që edhe për disa ditë të tjera të mos zbrazen zonat e përmbytura.
Gjatë orëve të fundit, reshjet e shiut kanë pushuar dhe kjo shton shpresat se situata mund të shkojë drejt përmirësimit.
Shtabi i Emergjencave Civile është përqendruar kryesisht në komunën e Dajçit, ku po riparohet argjinatura e Samrishtit, e dëmtuar dy ditë më parë. Forcat e ushtrisë dhe të policisë, në bashkëpunim me komunitetin vendas, janë që prej ditës së djeshme në Dajç, duke punuar me intensitet të lartë për përfundimin e riparimit të argjinaturës së dëmtuar.
Ndërsa rrugët nacionale janë të kalueshme, rrugët që lidhin fshatrat janë ende të bllokuara nga uji. Akset problematike janë ato të komunave të Dajçit dhe Velipojës. Për komunikimin me Velipojën strukturat e shtabit të emergjencës kanë vënë në gatishmëri aksin rrugor dytësor, nga Bendi i Torovicës drejt qendrës së komunës së Velipojës, duke shmangur kështu zonën e urës së Gjo Lulit, në të cilën niveli i lartë i ujit nuk mundëson qarkullimin e automjeteve. Për sa i përket qytetit, lagjet me prezencë uji janë ato të “Livadheve”, pranë bregut të liqenit të Shkodrës dhe ajo e “Ajasëm” në anën tjetër që kufizohet me lumin Drin.
Ndërkohë, Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) njoftoi sot të dhënat e fundit nga situata në hidrocentralet e kaskadës mbi lumin Drin deri në orën 08.00. Në HEC-in e Fierzës, niveli i liqenit është në kuotën 285.07 metra, prurjet 785 m3 /sek dhe shkarkimet 436 m3/sek. Në HEC-in e Komanit, niveli i liqenit ka arritur 171.46 metra, prurjet 804 m3/sek dhe shkarkimet 947 m3/sek. Në HEC-in e Vaut të Dejës, niveli i ujit është 73.20 metra, prurjet 1058 m3/sek dhe shkarkimet 980 m3/sek. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-22 11:10
[