E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunim me Britaninë për të dhënat kriminale

Marrëveshja u nënshkrua sot nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha si dhe ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mcllwham.

Për këtë arsye, Basha garantoi diplomaten britanike se qeveria shqiptare do të thellojë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, atij financiar si dhe identifikimit të aseteve të vëna në rrugë kriminale.

 "Britania e Madhe prej vitesh ka mbështetur policinë shqiptare si dhe zhvillimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, rezultatet e të cilit po pasqyrohen përmes misionit PAMECA", deklaroi Basha.  Sipas tij, qëllimi i kësaj marrëveshje është simbolik dhe tregon shkallën e besimit që ka fituar policia shqiptare te partnerët.

"Ky bashkëpunim do të vijojë të konsolidohet edhe me policitë homologe të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar këtë çështje si prioritet të qeverisë", tha Basha, ndërsa paralajmëroi nënshkrimin së shpejti të një marrëveshjeje operative me Evropolin. Nga ana e saj, Mcllwham, tha se kjo marrëveshje do të forcojë më tepër bashkëpunimin në fushën e identifikimit të krimit, mbrojtjen e qytetarit, pasi siç u shpreh ajo, "krimi i organizuar vazhdon të mbetet një kërcimin për të dy vendet tona". 

"Duke vendosur një marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe për shkëmbimin e të dhënave kriminale, qeveria britanike siguron se çdo kush që mund të kryejë krime anonime në të dy shtetet do të vihet para drejtësisë", deklaroi diplomatja. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-22 14:27
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›