Studentët e “Epokës” triumfojnë në konkursin e Prishtinës

Ajmona Hoxha dhe Klodi Millona, studentë të vitit të 3-të të Arkitekturës në Universitetin Epoka janë shpallur fitues të garës ndërkombëtare për projektin më të mirë mbi “Dizajnin konceptual për përshtatjen e ndërtesës së Parlamentit të Kosovës për personat me aftësi të kufizuara”.
Konkursi është organizuar nga Shoqata jo-Qeveritare “HandiKOS” dhe “Instituti i Arkitekturës dhe Arteve” në Kosovë.
Sipas vendimit unanim të tre anëtarëve të Jurisë, projekti është vlerësuar me nota maksimale mes 128 pjesëmarrësve nga Rajoni dhe ka marrë pëlqimin edhe të pjesëmarrësve. “Ishte kënaqësi që tri arkitektë nga tri universitete të ndryshme (Prishtinë, Sarajevë dhe Helsinki përzgjodhëm punimin e njëjtë”, u shpreh Profesori nga Prishtina Bujar Demjaha gjatë prezantimit të fituesit. “Projekti juaj na intrigoi dhe kjo është arsyeja pse dëshirojmë që ideja fituese të përpunohet dhe të zhvillohet edhe më tej”, u shpreh ndërkaq Profesori i Arkitekturës nga Helsinki, Eric Pollock.
Edhe anëtari i tretë i Jurisë, arkitekti nga Sarajeva Fejzic, i uroi studentet për punën e bërë dhe i inkurajoi ato të vazhdojnë me po kaq përkushtim gjatë gjithë karrierës së tyre. Nga ana e tyre, studentet e Universitetit Epoka shprehën falenderimet e tyre për vlerësimet.
“Arkitektura na jep mundësinë të shprehim dijen tonë dhe zgjerojmë vizionin tonë për përmirësimin e ndërtesave, rrugëve, qyteteve dhe elementëve të mjedisit urban”, u shpreh Klodi Millona. Ndërsa bashkë-autorja në projektin fitues Ajmona Hoxha shprehu ndjeshmërinë e saj si arktitekte për çështjet sociale. “ Projekte si ky, që informojnë dhe ndërgjegjësojnë njerëzit për çka i rrethon është shumë i rëndësishëm në shoqërinë tonë. Ndaj ne jemi të obliguara të vijojmë të punojmë në këtë drejtim”, deklaroi ajo.
Konkursi është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe punimet më të mira të tij do të shpalosen në kryeqytet e Rajonit si dhe në Strasburg dhe Bruksel.
2010-12-22 11:39
[