"Ndalni dorën që godet"
Janë të vegjël dhe të pambrojtur. Shpeshherë bëjnë gabime për të cilat në shumicën e kohës dënohen dhe për pasojë hanë shpulla dhe sharje. Prindërit me pretendimin se "druri ka dalë nga xheneti" jo në pak raste shfryjnë edhe nervat, problemet e shqetësimet e jetës së tyre, tek ata për të cilët duhet të kujdesen e që i kanë sjellë në jetë. Dhe në radhën e ndëshkuesve të fëmijëve nuk janë vetëm prindërit, por edhe mësuesit, policët, strukturat e institucioneve sociale e të tjerë me radhë. Kështu, me të ashtuquajturin pretendim për "ndëshkime të arsyeshme" apo "disiplinë", kultivojnë vetëm dhunën dhe zgjidhjen e problemeve përmes të rrahurit dhe të bërtiturave.
"Eliminimi i ndëshkimit trupor";///////////////// Një detyrim i të drejtave të njeriut për fëmijët e Evropës, është libri i prezantuar dje nga përfaqësues të Këshillit të Evropës në bashkëpunim me qendrën "Fëmijët sot" dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të disa institucioneve shtetërore dhe atyre të shoqërisë civile. Si një kërkesë urgjente për të drejtat e fëmijëve në mbarë Evropën, por edhe lidhur me gjendjen aktuale në Shqipëri, ky libër hedh dritë mbi çështjen e eliminimit të ushtrimit të dhunës ndaj të miturve. Gjë kjo që, sipas organizatorëve, ka nevojë të menjëhershme për një legjislacion mbështetës, si dhe për një tjetërsim të mentalitetit të shoqërisë, e cila e pranon dhunën kundër fëmijëve si diçka normale, madje "në të mirë të tyre".
Afati kohor përfundimtar i përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për heqjen e plotë të ndëshkimit trupor në Evropë është viti 2009.
"Sot ne jetojmë në shoqëri të civilizuara dhe humane, të cilat nuk lejojnë më qeniet njerëzore të shkaktojnë vuajtje fizike dhe poshtërim ndaj qenieve të tjera njerëzore. Vetëm kur bëhet fjalë për fëmijët. Ata janë lënë jashtë këtij evolucioni të madh njerëzor, dhe në shumë vende është shumë normale t‘i godasësh ata dhe të bësh shumë gjëra të tjera për të cilat me shumë mundësi do të burgoseshe, nëse do të provoje t‘i kryeje mbi një të rritur". Kështu shprehet Olsi Dekovi, drejtor i zyrës së informacionit në Këshillin e Evropës. Sipas tij, krijimi i koncepteve si "disiplinimi i arsyeshëm" dhe "ndëshkimet e ligjshme" në ligj dalin nga perceptimi i fëmijëve, si pronë e prindërve të tyre. Kjo është ekuivalenca moderne e ligjeve në fuqi një apo dy shekuj më parë, që u lejonte pronarëve të godisnin skllevërit apo shërbëtorët e tyre dhe burrave të godisnin gratë. Këto të drejta janë të mbështetura në forcën e të fortit mbi të dobëtin dhe mbarten me anë të dhunës dhe poshtërimit. Për këtë arsye, Këshilli i Evropës ka vendosur të iniciojë një fushatë ndërgjegjësuese në mbrojtje të fëmijëve nga ndëshkimi trupor dhe të sfidojë perceptimin e shoqërisë për fëmijët si qenie njerëzore të vogla me të drejta të vogla. Dekovi sqaron më tej se iniciativa e Këshillit të Evropës synon të ndalojë ndëshkimin trupor në të gjitha ambientet - shkolla, institucionet e vuajtjes se dënimit, strukturat e kujdesit alternativ, dhe në mënyrë të veçantë në familje.
Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, Anila Nepravishta, në fjalën e saj theksoi rëndësinë dhe idenë e propozuar për të ngritur një strukturë të posaçme shtetërore që të garantojë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ngritja e institucionit të Avokatit të Fëmijëve është konsideruar si mjaft e vlefshme në këtë drejtim.
Tetëmbëdhjetë shtete në Evropë e kanë hequr ndëshkimin trupor. "Suedia ishte vendi i parë që e bëri këtë dhe shembulli suedez është i shënuar, sepse tregon qartë- me anë të një gjenerate të tërë -sesi një shoqëri ka evoluar duke ndjekur reformën ligjore, politikat e prindërimit pozitiv dhe ndërgjegjësimit", thekson drejtori i informacionit në KE. Ai pohon se pjesa tjetër e këtij aksioni është promovimi i prindërimit pozitiv, që bëjnë fjalë për sjelljet prindërore, që bazohen në interesin më të lartë të fëmijës si: ushqyerja, fuqizimi dhe dhënia e vlerësimit dhe drejtimit për të mundësuar zhvillimin e plotë të fëmijës.
Aty u përmend fakti se vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kanë dënuar në mënyrë progresive ndëshkimin trupor, fillimisht në sistemet penale dhe shkolla, e më së fundmi në shtëpi. Vendime të tjera kanë bërë të qartë se ndalimi i të gjitha formave të ndëshkimit trupor nuk përçan privatësinë e familjes apo të drejtat fetare. Një rëndësi e veçantë iu kushtua kërkesës për një kombinim të reformave të caktuara ligjore, politikave të mbrojtjes dhe ndalimit dhe masave të tjera, kryesisht edukuese, për të ndryshuar mentalitetin e shoqërive që të distancohen nga pranimi i ndëshkimeve të dhunshme dhe poshtëruese. "Ndalimi në ligj është thelbësor, por i vetëm ai nuk mund t‘i garantojë të drejtat njerëzore të fëmijëve. Profesionistët që punojnë me fëmijët, prindërit, vetë fëmijët dhe publiku i gjerë duhet të informohen mbi ligjin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Heqja e ndëshkimit trupor kërkon pra punë intensive në të paktën tri fusha: reforma ligjore; reforma politikash (kryesisht në masat ndaluese dhe mbrojtëse); rritja e ndërgjegjësimit", u shpreh Olsi Dekovi, drejtor i informacionit në KE.
Fëmijët nuk janë pronë e prindërve të tyre
"Ne kujdesemi për fëmijët dhe i ndihmojmë ata të zhvillohen, por nuk i kemi pronën tonë. Si mbrojtës të mirëqenies së tyre, ne kemi përgjegjësi ligjore dhe morale t‘u sigurojmë një fëmijëri që respekton të drejtat e tyre dhe u lë një trashëgimi që nuk përligj dhunën. Vetëm kur të ndodhë kjo, Evropa do të bëhet streha e vërtetë për fëmijët", shprehet zv/sekretari i Përgjithshëm i KE-së. Qipro, Spanja, Greqia, Portugalia, Gjermania, Holanda, Letonia, Hungaria, Kroacia, Austria, Bullgaria, Rumania dhe Ukraina iu bashkuan Danimarkës, Finlandës, Islandës dhe Norvegjisë në ndalimin e ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve.
Pse duhet ndalur ndëshkimi trupor i fëmijëve
Ndëshkimi trupor është një shkelje e të drejtave të fëmijëve për respektimin e integritetit fizik, dinjitetit njerëzor dhe mbrojtjes së barabartë para ligjit. Në shumë raste ndëshkimi trupor mund të vërë në rrezik të drejtat e fëmijëve për t‘u arsimuar, zhvilluar, për shëndet e madje për jetën. Ajo mund t‘u shkaktojë fëmijëve dëme serioze fizike dhe psikologjike. U mëson atyre se dhuna është një strategji e pranueshme dhe e përshtatshme për të zgjidhur konfliktet apo për të bindur të tjerët për të bërë atë që duam. Është jo efektiv si mjet disipline. Ka mënyra pozitive për të mësuar e disiplinuar fëmijët.
Standardet universale të të drejtave të njeriut
Plot 139 shtete, duke përfshirë të gjitha vendet anëtare të KE-së, janë angazhuar të respektojnë Konventën e OKB-së mbi të drejtat e fëmijëve. Ajo përfshin zotimin për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike e mendore për sa kohë që janë nën kujdesin e prindërve apo të të tjerëve. Organi monitorues i Konventës, Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve thekson: Marrja në konsideratë e tolerimit të ndëshkimit trupor të fëmijëve dhe eliminimit të tij në familje, shkolla dhe vende të tjera nuk është vetëm një detyrë e shteteve pjesëmarrëse në konventë. Kjo është një strategji për ndalimin e të gjitha formave të dhunës në shoqëri…