E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ndalet nafta, 65 dollarë/fuçi

Për herë të parë nafta kalon në nivelin e 65 dollarë për fuçi që nga muaji nëntor i vitit 2008. Të dhënat nga bursa e Nju Jorkut tregojnë se kontratat e lidhura për muajin korrik i referohen një çmimi prej 65.15 dollarë për fuçi, me një rritje rreth

2,65 për qind. Shtrenjtimi i naftës ka ardhur kryesisht si pasojë e dobësimit të monedhës amerikane, si dhe rënies së rezervës në SHBA me rreth 5,4 milionë fuçi, 700 mijë më shumë nga sa parashikonin ekspertët e ekonomisë. Ndërkaq, zëra nga organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, pohojnë se çmimi i "arit të zi" mund të prekë shumë shpejt kuotën e 80 dollarëve për fuçi. Rritja e çmimit ka ardhur në mënyrë të shpejtë në javën e fundit, kur kujtojmë se qëndrueshmëria ka zgjatur për më shumë se katër muaj, në nivelin mesatar të 40 dollarëve, nga 155 dollarë që ishte në korrikun e vitit të kaluar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›