"Luftë" tregtare në Ballkan, ringrihen barrierat
Shtetet e Ballkanit duket se po shkatërrojnë përpjekjet e deritanishme për krijimin e një zone të tregtisë së lirë, pasi po ngrenë barriera të panumërta kundër njëri-tjetrit në përpjekje për të shpëtuar veten nga pasojat e krizës botërore. Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia, janë sakaq në listën e vendeve që po pengojnë importet e prodhimeve bujqësore. Gjatë ditëve të fundit, mes Bosnjës dhe Kroacisë filloi një luftë e vërtetë tregtare, ndërkohë që Kosova u tërhoq nga diskutimet për tregti të lirë, për shkak të masave diskriminuese të vendosura nga Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, deklaroi në një fushatë elektorale se "qeveria e tij ka rritur referencat doganore të mallrave të importit për të mbrojtur prodhimin vendës". Ekspertët thonë se në fakt referencat janë rritur për të vjelë më shumë taksa dhe se asnjë masë e tillë nuk është ndërmarrë posaçërisht në mbrojtje të prodhimit vendas. Pavarësisht shkakut, fakti mbetet që Shqipëria po përdor mekanizma jotariforë, që pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave.
Bosnjë-Kroaci
Kroacia ndaloi importet e peshkut dhe mishit nga Bosnja, duke u justifikuar me "sëmundjet" e vërejtura në këto produkte. Sëmundjet janë një justifikim i përdorur shpesh për bllokada tregtare. Bosnja iu përgjigj duke ndaluar importet e pulave dhe bulmeteve nga Kroacia. Bosnja është duke diskutuar edhe mundësinë e braktisjes së procesit të liberalizimit të tregtisë, duke vendosur tarifa doganore për të gjitha prodhimet bujqësore të importit.
Kosova
Kosova pezulloi pjesëmarrjen në organizatën e tregtisë së lirë për Evropën Lindore, për shkak se disa vende të Ballkanit kanë ndaluar importet nga ky vend. Serbia dhe Bosnja thonë se do të pranojnë rifillimin e importeve në rast se ato mbajnë vulën e UNMIK-ut dhe jo vulën e Republikës së Kosovës.
Maqedonia dhe Serbia kanë filluar të ndihmojnë financiarisht ndërmarrjet e tyre industriale, gjë që po i lehtëson eksportet me vendet e tjera. Serbia vendosi të subvencionojë blerjet e makinave të prodhuara në vend, por jo ato të importuara.
Shqipëria
Qeveria vendosi të reagojë ndaj rënies së të ardhurave doganore gjatë muajve të fundit, duke vendosur çmime reference të larta dhe duke respektuar më pak faturat shoqëruese të mallrave. Shqipëria ka ndërmarrë masa të tilla mbrojtëse edhe më herët për birrën, qumështin e vajin vegjetal, gjë që i ka shkaktuar probleme të konsiderueshme me Bashkimin Evropian. Masat mbrojtëse të tilla qenë pasojë e lobingjeve të ndryshme të biznesit. Por, masat e vendosura së fundmi, duket se nuk kanë asnjë lidhje me mbrojtjen e prodhimit vendës. Pavarësisht kësaj, vetë Kryeministri i shpalli si "masa proteksioniste".
Tregtia mes vendeve të ndryshme të Ballkanit zë një pjesë shumë të vogël të tregtisë ndërkombëtare të rajonit. Shqipëria realizon më pak se 7 për qind të tregtisë me vendet fqinje të Ballkanit, me përjashtim të Greqisë.