E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen 12 persona per vrasjen e Malisheves dyshohen arsye politke

Malisheve 3 janar NOA- Policia e Kosoves ka arrestuar 12 persona lidhur me vrasjen ne Baje te Malisheves ndersa nje person ende eshte ne arrati.

Deshmitare te ngjarjes kane rrefyer se rreth 15 persona kane hyren ne ambientet e restorantit kane rrahur viktimat e me pas kane shtene me arme.

Viktima Skender Limaj eshte qelluar ne sy te tre femijeve te tij dy djemve dhe nje vajze qe te gjithe ne moshe te mitur.

Ndersa dy te plagosurit e tjere jane i vellai i tij Azem Limaj dhe nipi Ilir Limaj.

Ne njoftimin e policise thuhet se si prove materiale jane konfiskuar edhe dy arme automatike kallashnikove dhe disa revole.

Po ashtu sipas burimeve policore shumica e te arrestuarve jane nga fshati Carralluke e Malisheves te afert te ish-kryetarit te Malisheves Gani Krasniqi i cili ne zgjedhjet nacionale te 12 dhjetorit ishte kandidat i Vetevendosjes per deputet.

Nderkohe Levizja Vetevendosje ka reaguar pas kesaj ngjarje duke e cilesuar ate si krim te rende me pasoja tragjike per familjen e te vrarit dhe te plagosurve.

Kjo levizje ka kerkuar qe te mos politizohet ngjarja.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›