E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen 2 kosovarë, tentuan të ikin drejt Italisë

Ditët e fundit ka patur disa tentativa për kalim të paligjshëm me traget drejt Italisë, thanë burimet e policisë se Durresit. Dje ne mbremje dy shtetas kosovare tentuan te largohen drejt Italise me traget 

DURRËS -Forcat e policisë kufitare portuale në Durrës ndaluan dy shtetas nga Kosova, të cilët tentuan të kalonin me traget drejt Italisë me dokumenta të falsifikuara.
Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kufirit dhe Migracionit bënë të ditur sot se shtetasit Adnan Emini, 26 vjeç, nga komuna e Vitisë dhe Idriz Çerkezi, 34 vjeç, nga komuna e Obiliqit, janë paraqitur në pikën e kontrollit kufitar portual përkatësisht me një leje zvicerane qëndrimi dhe një pasaportë jugosllave, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Ditët e fundit ka patur disa tentativa për kalim të paligjshëm me traget drejt Italisë, thanë burimet e policisë, sipas të cilave, ky fenomen lidhet me rritjen e madhe të numrit të udhëtarëve që shfrytëzojnë këto ditë mjetet lundruese për t'u rikthyer në vendet e Evropës perëndimore pas pushimeve verore.
Vetëm gjatë ditës së dielë nga porti detar i Durrësit janë nisur drejt Barit, Ankonës dhe Triestes (Itali) mbi 22 mijë udhëtarë me 4600 automjete gjithsej, u shprehën burimet e mësipërme, duke shtuar se kontrollet në zbatim të ligjit në të 22 sportelet kufitare portuale janë tepër të rrepta dhe të kujdesshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›