E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet agjencia e këmbimit valutor, në arrati hajduti

Policia e Tiranës bëri të ditur se një person i vetëm i është drejtuar agjencisë me një armë në dorë dhe ka kërcënuar punonjësit se do ti vrasë nëse nuk dorëzojnë paratë. Grabitësi është larguar në drejtim të paditur me paratë. 

TIRANE-Një agjenci e këmbimit valutor ka rënë pre e vjedhësve mesditën e sotme pranë “Rrugës së Durrësit” në qëndër të kryeqytetit. Policia e Tiranës bëri të ditur se një person i vetëm i është drejtuar agjencisë me një armë në dorë dhe ka kërcënuar punonjësit se do ti vrasë nëse nuk dorëzojnë paratë. Punonjësit e agjencisë së këmbimit valutor kanë dorëzuar tek grabitësi 100 mijë lekë të reja, me të cilat i riu është larguar menjëherë në drejtim të paditur. Policia shprehet e bindur se autori i grabitjes ka vepruar i vetëm dhe se po punohet intensivisht për identifikimin e tij. Efektivë blu ndodhen ende në agjencinë e këmbimit valutor të parave si ne në lagjet përreth “Rrrugës së Durrësit” në tentativë për të kapur grabitësin. Vazhdojnë hetimet për ngjarjen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›