E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton Superiorja “pa Partizan”

 

Leonard Karaj

Nis sot më 17:00. Në pesë nga gjashtë fushat e Superligës starton kampionati i 71-të i futbollit. Dhe vetëm dy orë më vonë në “Qemal Stafa” do të luhet dhe takimi i fundit i javës së parë ai mes Tiranës dhe Flamurtarit. Një kampionat ky i sivjetmi i varfëruar mjaft nga dy skuadra elitë të futbollit shqiptar si Partizani e Elbasani por me një debutues të veçantë, Gramozin e Ersekës, ekip ky që merr pjesë për herë të në historinë e vet kaq lart. Por çfarë pritet nga ky sezon? Pa Partizanin dhe Elbasanin duket se rivaliteti do të spostohet disi më në bregdet, atje ku janë Besa dhe Flamurtari. Kavajasit janë kampionë të merkatos pasi ka ndërruar thusje gjithë skuadrën duke ribërë një tejtër tashmë nën drejtimin e Shpëtim Duros. 15 lojtarë ndryshoi presidenti verdhezi Nexhat Bizhdili, ku uk mungojnë emra me peshë në futbollin tonë si Daniel Xhafa, Artion Poçi, Paulin Dhëmbi e deri tek i rikthyeri nga “mërgimi” Renato Arapi. Nuk mebtet pas edhe Flamurtari, ekip që ka ruajtur bërthamën e të rinjve të talentuar që ka nxjerrë gjatë viteve të fundit shkolla vlonjate. Por ao do arrij kjo skaudër të rivalizojë? Finalja e Superkupës tregoi limitet edhe ndaj një skuadre të cunguar si Tirana.
Kampionët në fuqi kanë mbetur pa Agollin por kanë marrë në organikën e tyre Malindin, Mohelebin e deri tek dy blerjet e reja Nevil Dede dhe Julian Ahmataj. Me një trajner kroat me shumë eksperiencë dhe me një presidencë më të konsoliduar se sezoni i kaluar Tirana duket se edhe këtë vit nuk do të njohë rivalë. Për të ardhur më aps tek dy ndjekset e përhershme, Vlalznia e Dinamo. Shkodranët kanë larguar disa futbollistë duke zbehur në pamje të parë ekipin e tyre. Megjithëse në Shkodër bëjnë be për kompetivitetin e ekipit të tyre, analistët ende nuk besojnë tek një Vllazni kampione. Ndërsa Dinamo ka ruajtur organikën e sezonit të kaluar por gjithsesi i mungon harmonia në grup çka u tregua edhe në sherrin trajner-kapiten të dy ditëve më parë. Me shumë pretendime por me një organikë modeste janë edhe Apolonia, Teuta e Shkumbini, ekipe këto që pritet të “luftojnë” më së shumti për një vend në Kupat e Evropës. Ndërsa për mbijetesë, ndonëse asnjëra nga ato nuk e pranon pritet të luftojnë Skënderbeu, Laçi dhe Gramozi. Ky i fundit duket më mirë në raport me dy të tjerat edhe pse nuk njeh eksperiencë në Superiore. Gjithsesi fusha do të japë verdiktet e sezonit, duke filluar nga sot e deri në mesin e majit 2010.

Superliga 2009-2010
Java 1/Sot, ora 17:00

Skënderbeu-Laçi
Stadiumi i Korçës
Gjyqtarë: Remzi Sadiku
Mahmuti-Gançi (anësorë)

Gramozi-Shkumbini
Stadiumi i Ersekës
Gjyqtarë: Kridens Meta
Pregja-Agaraj (anësorë)

Besa-Vllaznia
Stadiumi i Kavajës
Gjyqtarë: Sokol Jareci
Doda-Biçaku (anësorë)
Apolonia-Teuta
Stadiumi: “Loni Papuçiu”
Gjyqtarë: Arianit Lulaj
Guçe-Bini (anësorë)

Kastrioti-Dinamo
Stadiumi i Krujës
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj
Qirici-Çokaj (anësorë)

Tirana-Flamurtari (19:00)
Stadiumi: “Qemal Stafa”
Gjyqtarë: Lorenc Jemini
Rexha-Puto (ansëorë)

Nallbani: Fitojmë edhe pa Beqirin e Sinanin
Mesfushori kosovar i Vllaznisë, Ilir Nallbani mendon se nuk do e ndiejnë mungesën e dy lojtarëve të rëndësishëm si Beqiri dhe Sinani, duke marrë tri pikët në transfertën kundër ekipit të Besës. Kavajasit duhen vlerësuar maksimalisht, pasi luajnë në shtëpinë e tyre, ku kemi hasur gjithnjë vështirësi. Megjithatë, e rëndësishme është ajo çfarë do të tregojmë, sepse s’na interesojnë blerjet që ka bërë Besa. Do të na mungojnë dy lojtarë mjaft të rëndësishëm si Beqiri e Sinani. Vlerat e tyre tanimë njihen nga të gjithë. Megjithatë, besoj se të gjithë në grup do të dimë t’i zëvendësojmë mungesat e rëndësishme që kemi,” – tha mesfushori Nallbani.   

Dinamo e shpërfill, Karabeci ikën në Fier
As që ka tentuar ta veshë fanellën e skuadrës së Dinamos. Erando Karabeci është larguar nga skuadra blu edhe pse deri para dy ditësh për të thuhej se ishte një futbollist i sigurt i kësaj skuadre. Shkak në fakt është bërë vetë Dinamo e cila i ka ofruar futbollistit një rrogë prej 1 milion lekësh (të vjetra) dhe më pas i ka thënë ta huazojë tek skuadra e Apolonisë së Fierit për këtë sezon. Futbollisti nuk ka pranuar duke theksuar se te Apolonia mund të shkonte vetë papasur si ndërmjetës skuadrën e Dinamos. Ndaj prej ditës së djeshme ish-futbollisti i Partizanit dhe i ekipit Shpresa është kontingjent i skuadrës së Apollonisë.

Apolonia, presidenti Puka kërkon trofe
Presidenti i klubit të Apolonisë, Endri Puka konfirmon synimet ambicioze të klubit. “Kemi përgatitur një ekip që në këtë sezon të ri futbollistik nuk do të luftojë për të mbijetuar në Kategorinë Superiore, ashtu si ndodhi në kampionatin e kaluar. Përkundrazi do të luftojë për arritjen e objektivave ambiciozë, duke qenë një nga ekipet surprizë të Superiores. Synojmë të fitojmë trofe. Lojtarët që mbeten jashtë listës së federimit? Ata do të huazohen, në mënyrë që të aktivizohen në ekipe të ndryshme, të cilët dhe na ka kanë kërkuar, si Partizani, Elbasani, apo edhe Fieri e Albpetroli,” – tha Puka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›