E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Shiste drogë, arrestohet 21 vjeçari

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Enis Tela, 21 - vjeç duke i shitur lëndë narkotike një shtetasi i cili do të ndiqet në hetim të lirë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën "Sulejman Delvina" në Tiranë dhe nga kontrolli personal i ushtruar shtetasit Enis Tela, ju gjetën 2 qese farmacie me bimë të dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 6.8 gr. bimë narkotike e dyshuar cannabis sattiva. Tashmë mbi Telën rëndon akuza "për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›