Ndalohen 6 klandestine mes tyre dhe nje i kerkuar nga Drejtesia
GJIROKASTER - Po tentonin te kalonin kufirin ne menyre ilegale kapen 6 persona mes tyre nje i kerkuar nga Drejtesia. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastres thane se nga efektivet e Policise Kufitare te Kakavijes gjate patrullimit ne kufirin e jeshil me shtetin grek kane bere te mundur bllokimin e 6 personave te cilet po tentonin te kalonin kufirin per ne shtetin grek ne menyre te paligjshme. Nga verifikimet e bera ne sistemin TIMS dhe nga puna e bere nga ana e specialisteve te hetimit te krimit ne Drejtorine Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster rezultoi se njeri nga keta shtetas ishte person i shpallur ne kerkim. Ardian Gashi 31 vjec lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane ishte preson i shpallur ne kerkim pasi Gjykata e Rrethit Durres me Vendimin Nr. 74 date 22 shkurt 2010 ka vendosur konvertimin e gjobes ne mase denimi nga gjobe ne 60 dite burg. Pasi eshte arrestuar policia ka njoftuar koleget e Durresit per Gashin.
12 Shtator 2010