Ne kerkim per trafik droge shqiptari ekstradohet nga Belgjika
ROME - Nje shqiptar eshte ekstraduar ne Itali pasi ishte ne kerkim nderkombetar per trafik droge. Sic ben te ditur media e shtetit fqinj 24-vjecari shqiptar me inicialet S. E. eshte arrestuar ne Belgjike dhe mengjesin e djeshem u eshte dorezuar autoriteteve italiane. Shqiptari eshte vene ne pranga pasi ndaj tij ishte leshuar nje urdher-arresti ne te gjithe Europen per shkak te perfshirjes se tij ne nje rrjet te trafikut nderkombetar te droges. Qe nga data 28 maj 2010 ai ishte larguar nga Italia ne Shqiperi. Por sic ka bere te ditur policia italiane ai nuk eshte arrestuar dot ne vendin tone. Me pas kishte ikur ne Greqi e ne fund kishte perfunduar ne Belgjike ku dhe eshte arrestuar. Pas kesaj Interpol Brukseli e ka derguar ate ne Itali ku eshte nen hetim.
12 Shtator 2010