E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen dy shtetas ne portin e Durresit me te denuar per vepra penale

Durres 31 dhjetor NOA-Ne portin e Durresit diten e djeshme jane kryer dy arrestime gjate perpunimit te shtetasve ne hyrje bene te mundur evidentimin e kapjen e dy personave ne kerkim.

Keto arrestime u kryen nga sherbimet e Policise Kufitare te Komisariatit te Policise se Portit Durres.

Juxhina Mustafaraj 23 vjece banuese ne Tirane e cila udhetonte nga Italia drejt Portit te Durresit eshte e ndaluar e pare e cila ishte shpallur ne kerkim pasi Gjykata e Rrethit te Fierit kishte caktuar masen e sigurise Arrest ne burg per vepren penale te kallezimit te rreme te kryer ne bashkepunim.

Personi i dyte ishte shtetasja Irena Saj 22 vjece lindur dhe banuese ne Zagan Poloni perkohesisht e vendosur ne Peruxhia Itali me kombesi e shtetesi polake e denuar ne Itali ne vitin 2009 per vjedhje banesash dhe automjetesh.

Arrestim i saj u krye ne portin e Durresit ne momentin qe kishte mberritur nga Italia me nje nga tragetet e linjes Bari-Durres dhe gjate verifikimeve te kryera ne bazen e te dhenave rezultoi person i shpallur ne kerkim nderkombetar nga shteti polak per vepren penale te falsifikimit te dokumentave.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›