E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetehelmohet cifti nga Durresi kuroheshin per probleme psiqike

Durres 31 dhjetor NOA-Mbremjen e djeshme nje cift i ri nga Durresi eshte derguar ne spital si pasoje e helmimit.

33 vjecari me iniciale E.K. banues ne Durres i divorcuar dhe 26 vjecarja L.D. beqare banuese po ne kete rreth kane ngelur te helmuar.

Te dy keta persona kishin rreth tre muaj qe bashkejetonin ne nje banese ne qytetin e Durresit ne kushte teper te veshtira ekonomike.

Burime zyrtare konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se te dy te helmuarit prej disa muajsh merrnin mjekim per semundje psikike cka mendohet se eshte edhe shkaku i ketij helmimi.

Gjate kryerjes se veprimeve te para hetimore ne banesen e tyre u gjeten dy tableta te dyshuara si lende helmuese te llojit fostoksine.

Nga teresia e veprimeve hetimore te kryera mendohet se kemi te bejme me nje vetehelmim.

Sipas po te njejtave burime mesohet se te dy shtetasit ne fjale ndodhen ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ne gjendje te rende shendetesore. Rreth kesaj ngjarjeje policia ka nisur hetimet per te zbardhur situaten.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›