Arrestohet autori i shperthimit te ures se tensionit te larte mister arsyet

E premte 31 dhjetor NOA-Arrestohet pergjegjesi per hedhjen ne ere te shtylles se tensionit te larte ne Fushe- Kruje 27 vjecari Julian Shota banues po ne kete qytet.
Ky arrestim i kryer ne flagrance eshte bere mengjesin e sotem rreth ores 04.00
Ky arrestim erdhi lidhur me ngjarjen e ndodhur mbremjen e djeshme ne fshatin Bilaj Fushe-Kruje ku u demtua me lende eksplozive nje shtylle e tensionit te larte 400 kw.
Lidhur me kete ngjarje u krye shoqerimi ne polici i disa personave te cilet u pyeten mbi rrethanat e hetimit si dhe u ushtrua kontroll ne disa ambiente.
Gjate kontrolleve te kryera ne banesen e shtetasit Julian Shota i cili dyshohet edhe si autor i mundshem i ngjarjes u gjet e sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri automatik model 56 si dhe 111 cope fisheke te modeleve 56 dhe 54 te cilet mbaheshin pa leje prej tij.
Arma e municionet u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nderkohe qe vazhdon puna hetimore per zbardhjen e plote te ngjarjes ne fjale.
Materialet proceduriale per veprat penale te shkaterrimit te prones me lende eksplozive dhe prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Kruje.
Mesohet se 27 vjecari Shota nuk ka treguar arsyet e ketij shperthimi.
a.y/NOA