Ndalohen ndërtimet 30 metra afër rrugëve nacionale
30 metra larg autostradës do të mund të ndërtohet, ndërsa në rrugët nacionale të tjera kjo hapësirë do të jetë 25 metra. Nga ky limit përjashtohen vetëm pikat e karburantit
Ndërtimet pranë autostradave, por edhe rrugëve dytësore nuk do të lejohen pa respektuar një distancë. Ky është vendimi i fundit i Qeverisë, i cili tashmë ka hyrë në fuqi. "Ndalohet çdo lloj ndërtimi, me përjashtim të pikave të karburantit, në një distancë jo më të vogël se 30 metra nga kufiri rrugor i rrugëve të kategorisë "autostrada". Ndalohet çdo lloj ndërtimi, me përjashtim të pikave të karburantit, në një distancë jo më të vogël se 25 metra nga kufiri rrugor i rrugëve të kategorive "rrugë interurbane kryesore" dhe "rrugë interurbane dytësore"", thuhet në vendimin e Qeverisë. Sipas vendimit, pikat e karburantit vendosen në një distancë jo më të vogël se 10 m nga kufiri rrugor i të gjitha kategorive të rrugëve. Në këtë kuptim, "kufi rrugor" konsiderohet fundi i pronësisë rrugore, referuar titujve të pronësisë ose brezave të shpronësimit sipas projektit të miratuar. Në mungesë të tyre, kufiri formohet nga vija e jashtme e hendekut të sigurimit të kanalit, kur ai ekziston ose përkatësisht nga vija e sipërme apo poshtme e skarpatës, nëse rruga shtrihet në terren të pjerrët. Më tej, vendimi përcakton se "për të gjitha ndërtimet përgjatë rrugëve urbane që ndërlidhin autostradat apo rrugët interurbane kryesore e dytësore (unazat e jashtme dhe/ose rrugët hyrëse në qendrat urbane), përpara miratimit të lejes së sheshit të ndërtimit, subjekti duhet të pajiset me Formularin 1/1 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 "Për urbanistikën", të ndryshuar, së bashku me projektin teknik për hyrje-daljen e autorizuar, i cili miratohet nga enti përgjegjës për administrimin dhe mirëmbajtjen e autostradave dhe rrugëve interurbane kryesore e atyre dytësore".