Ndalohet 53-vjeçari, dogji 1000 metra katrorë pyll
Uniformat blu të drejtorisë së policisë së Qarkut Korçe, kanë ndaluar 53 – vjeçarin, Llambi Tota, nga fshati Borovë pasi dyshohet për vënien e zjarrit në një parcelë, kryesit me lis, shkozë dhe dëllinjë, ku për pasojë është djegur një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë që vet autori thotë se është zjarr aksidental dhe jo i qëllimshëm.