Vdiq Christa Wolf

Christa Wolf, një prej shkrimtareve më të njohura nga ish Gjermania Lindore, veprat e së cilës kanë përshkruar luftën dhe politikën nga perspektiva e një femre, vdiq në moshën 82 vjeçare.
Botuesi i Wolf, Suhrkamp Verlag tha se shkrimtarja vdiq të enjten në Berlin. Ai nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes e as nuk dha ndonjë informacion të mëtutjeshëm.
Wolf u lind në Poloni në vitin 1929. familja e saj u dëbua nga aty dhe u vendos në atëherë Gjermaninë Lindore.
Në veprat e saj, përfshirë ‘Cassandra’ dhe ‘Medea’, Wolf eksploroi temat e luftës dhe ndërrimeve të pushtetit nëpërmjet përvojave të një gruaje.
Wolf u kritikua ashpër pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 për shkak se nuk ka qenë mjaft kritike ndaj regjimit komunist të Gjermanisë Lindore.