Ndalohet autori i dytë i grabitjes së malazezes

Në pranga ra gjatë mesditës së sotme, shtetasi Kristjan Lumaj, 21-vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Komuna Kastrat, të rrethit Malësi e Madhe.
“Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim policor, si bashkautor i ngjarjes së ndodhur me datë 31.10.2011, rreth orës 06.30, në fshatin Vukpalaj, të rrethit M. Madhe, ku i lartpërmenduri në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Riza Bardhi, vjeç 20, (i arrestuar në flagrancë), i kanë vjedhur me dhunë shtetases J. M., vjeç 51, banuese në Podgoricë, Mali i Zi, një shumë prej 10.000 Euro si dhe një çantë dore me sende personale, ngjarje kjo e zbuluar dhe e dokumentuar me prova ligjore”, tha zëdhënësja e policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia.
Gjithashtu ky shtetas rezulton të jetë dhe autor edhe i vjedhjes së një transformatori të energjisë elektrike të fshatin Bruçaj. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penale të “vjedhjes ne bashkëpunim”. Sa më sipër po kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet në ngarkim të të ndaluarit, do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /S.Ll/Start/
2011-11-03 14:40