Burgaj në konferencën e Çikagos

Konferenca vjetore e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë ka si synim shkëmbimin e eksperiencave mes drejtuesve dhe ekspertëve të agjencive të zbatimit të ligjit nga e gjithë bota, si dhe forcimin e kontakteve të bashkëpunimit mes oficerëve të niveleve të larta.
Gjatë punimeve të kësaj konference pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin sesione të ndryshme mbi çështje të rëndësishme bashkëkohore në fushën e zbatimit të ligjit, të njihen me teknologjitë dhe pajisjet më të fundit në fushën e sigurisë, si dhe të zhvillojnë takime me kolegë dhe ekspertë nga e gjithë bota.
Burgaj dhe Nako, gjatë ditëve të zhvillimit të këtij aktiviteti, u takuan me përfaqësues të agjencive të zbatimit të ligjit nga një sërë vende të botës, me të cilët shkëmbyen përvojën e praktikat më të mira, si dhe shprehën nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore.
Në sesionin plenar morën pjesë dhe Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Z. Eric Holder, si dhe Drejtori i FBI-së, Z. Robert S. Mueller III, i cili përshëndeti punimet e konferencës. Gjatë punimeve të konferencës u mbajt edhe Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, ku u zgjodh dhe Presidenti i ri i Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, Z. Walter A.McNeil nga Departamenti i Policisë së Floridas, i cili zëvendësoi Z. Mark A. Marshall. /Start/
2011-11-02 17:17