E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet kosovari, akuzohet për kontrabandë

Një shtetas kosovar është ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit në rrethin e Shkodrës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga policia e rrethit të Durrësit, për ushtrim të kontrabandës. Paraditen e së martës në pikën kufitare Muriqan-Sukobin është bërë ndalimi i shtetasit Zymer Halili 44 vjeç, nga Kosova, që rezultonte person në kërkim nga policia e Durrësit, pasi gjykata e këtij rrethi e kishte dënuar në mungesë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Shtetasi kosovar është ndaluar nga policia kufitare e Muriqanit, pasi ishte futur nga shteti fqinj i Malit të Zi, dhe donte të lëvizte në vendin tonë. Falë instalimit të sistemit TIMS në të gjitha Pikë Kalimet kufitare të Qarkut të Shkodrës për periudhën dyvjeçare janë vënë nën pranga për llogari të drejtësisë shqiptare apo vendeve të tjera perëndimore më shumë se dhjetëra persona, të cilët janë dënuar në mungesë nga gjykatat përkatëse për konsumimin e veprave të ndryshme penale, kryesisht trafikimit të lëndëve narkotike, mjeteve motorike apo shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›