Ndalohet mësimi shqip në shkollën fillore në Podgoricë
Podgorcë - Inspektorati i arsimit pranë Ministrisë së arsimit-Njësia rajonale në Strugë, përmes inspektorit të arsimit, pas reagimit të individëve dhe grupeve të caktuara antishqiptare, ka sjellë vendim për ndalimin e procesit mësimor në gjuhën shqipe në shkollën fillore në fshatin Podgorcë
Ky vendim ka shkaktuar revoltën e prindërve të nxënësve që mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe, duke këmbëngulur që fëmijët e tyre shqiptar, të mësojnë në gjuhën shqipe.
Para oborrit të shkollës, ishin tubuar shumë prindër, që reaguan ndaj vendimit të inspetorit të arsimit, që sipas banorëve të Podgorcës, vihet mbi Ministrinë e arsimit. Në momentin kur vizituam shkollën në Podgorcë, sipas fjalëve të sekretares së shkollës, drejtori ndodhej në një takim në Strugë, ndërsa ajo, siç deklaroi- nuk është në rrjedhë të zhvillimeve të fundit. "Megjithatë, pashë se ishin tubuar shumë prindër para shkollës, por nuk dija pse. Përndryshe, mësimi zhvillohet normal në ndërrimin e pasdites edhe në gjuhën shqipe"-tha sekretarja e shkollës.
Inisiativës së banorëve të fshatit Podgorcë, me miratimin e propozimvendimit nga ana e Këshillit të komunës së Strugës, u kërkua nga Ministria e arsimit dhe shkencës së RM-së, pëlqim për zhvillim të procesit mësimor në gjuhën shqipe. Sipas shkresës së dërguar në selinë e administratës komunale në Strugë, Ministria e arsimit, përmes shkresës së nënshkruar nga sekretarja shtetërore e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Elizabeta Todorovska, jep "dritë jeshile", duke shtruar edhe kushte, të cilat duhet të përmbushë autoriteti lokal-Këshilli dhe komuna e Strugës.