Duam ndihmë për projektin jo paketë shpëtimi
Papandreu
Kryeministri grek, Papandreu, ndërkohë ka thënë dje se ajo për të cilën ka nevojë vendi i tij nuk është në fakt paketa e shpëtimit, por ndihmë në zbatimin e problemit të rëndë të deficitit buxhetor dhe të uljes së shpenzimeve. “Ne kemi një program pozitiv për ndryshim dhe ajo çka kemi nevojë është mbështetja për zbatimin e tij me sa më efektivitet”, ka thënë Papandreu. Sipas tij, Athina nuk kërkon para nga vende të tjera, por thjesht hua me kushtet normale të tregut. Ndër të tjera ai akuzoi edhe qeverinë paraardhëse, që është shkaktarja e një situate të tillë, si “të korruptuar dhe të papërgjegjshme”.
#